FOTO: “Nuk e kanë hallin te virusi, por te kontrolli”. Në protestën e studentëve, parrulla kundër përdorjes së frikës nga COVID për synime autokratike

Studentët thonë se frika nga virusi po përdoret politikisht nga qeveritë për më shumë kontroll.
Në protestën e sotme ka patur edhe parrulla kundër përhapjes së frikës nga COVID, që i bën njerëzit të pranojnë urdhëra dhe masa, të cilat nuk do t’i kishin pranuar në kushte normale.
Nuk e kanë hallin tek virusi, por tek kontrolli – thotë njëra nga parrullat e shkruar në anglisht.
Teoria e përdorjes politike të Covidit, për qëllime kontrolli është përhapur masivisht, jo vetëm në nivele anonimati.
Sociologë dhe filozofë të njohur kanë paralajmëruar se pavarësisht prejardhjes së tij, frika nga Covid tashmë është një alibi perfekte për autokracitë dhe sistemet e propagandës.




