FOTO/ Paradë me kuaj e flamuj, ja si e festojnë shkodranët 28 Nëntorin

Paradë me kuaj e flamuj nëpër duar, kështu e kanë festuar Shkodranët 28 Nëntorin, Festën e Pavarësisë.
E ndonëse një 28 Nëntor ndryshe, për shkak të pandemisë, sërish shqiptarët kanë festuar një ndër festat më të rëndësishme të vendit, që bëri sot 108 vite i pavarur.
Krerët e shtetit u mblodhën në Vlorë, në ceremoninë shtetërore, ku vendosën edhe buqeta me lule në Monumentin e Pavarësisë, në sheshin e Flamurit.