FOTO/ Tre shqiptarët e sulmit që tronditi Vjenën; terroristi, heroina dhe viktima

Një sulm terrorist tronditi kryeqytetin austriak mbrëmjen e djeshme, duke lënë të vdekur katër civilë dhe të plagosur 22 të tjerë. Por e gjithë ngjarja pati si protagonistë edhe tre shqiptarë, terroristi Kujtim Fejzullahi, viktima Nexhip Vrenezi dhe heroina Doruntina Miroci, e cila luftoi përkrah policisë austriake kundër sulmeve terroriste.

Kujtim Fejzullahi është 20-vjeç, qëlloi në drejtim të civilëve, duke lënë të vdekur katër prej tyre. Ai u vra më pas nga autoritetet austriake. Sipas raportimeve të mediave austriake, Fejzullahi me rrënjë shqiptare ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS dhe pak para sulmit, u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.

Edhe një prej viktimave të këtij sulmi është nga Maqedonia e Veriut. Sipas raportimeve të mediave maqedonase bëhet fjalë për Nexhip Vrenezin, 21 vjeç. Ai dyshohet se u qëllua për vdekje në momentin kur kishte dalë nga lokali ku po pinte kafe, për të ndezur një cigare.

Ndërsa heroina e gjithë kësaj ngjarjeje të tmerrshme është kosovarja Doruntina Miroci. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë kanë luftuar me terroristët rrugëve të kryeqytetit austriak.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vjenë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT