FOTOT/ Provokon Vuçiç, dislokon tanket ruse pranë Kosovës në Festën Kombëtare Shqiptare

Aleksandër Vuçiç ka demonstruar sot një akt politik force pikërisht ditën e 28 Nëntorit, Festës Kombëtare të Shqiptarëve.

Edhe pse e shtunë e ditë pushime, Presidenti i Serbisë, ka demonstruar vendosjen e tankeve të reja ruse T-72, që sapo janë marrë nga Rusia, mjaft pranë kufirit me Kosovën.

FOTOT/ Vuçiç dislokon tanket ruse pranë Kosovës në

Kontigjenti i tankeve është vendosur në kazermën e Nishit, për të cilët Vuçiç tha se “tanket që u morën nga Rusia një ndryshim të rëndësishëm për Ushtrinë”.

Siç bën të ditur portali i Kremlinit, Sputnik, pas prezantimit të tankeve moderne T-72 MS në kazermat “Mija Stanimiroviç” në Nish, Vuçiç falënderoi Rusinë dhe Presidentin e saj Vladimir Putin për dhurimin ë këtyre tankeve.

FOTOT/ Vuçiç dislokon tanket ruse pranë Kosovës në

Vuçiç tha bëhet fjalë për 11 tanke, për të cilat shtoi se kanë mbrojtje shumë më të fortë balistike, dmth fuqi të blinduar, si dhe kontroll ose ecje më të mirë.

Ai shtoi se Serbia gjithashtu mori 10 automjete të blinduara BRDM2 po nga Rusia.

Vuçiç theksoi gjithashtu se armatosja e Serbisë, është për të forcuar pozicionin e neutralitetit ushtarak të vendit.

GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT