Gazetari amerikan i del në mbrojtje Hashim Thaçit: Patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij kundër një armiku të madh dhe vrastar

Gazetari i njohur amerikan Geraldo Rivera i ka dalë në mbrojtje ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, pasi ky i fundit akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale e Hagës.

Ai shkruan se Thaçin e ka takuar gjatë agresionit serb mbi Kosovën dhe shton se ai ishte një patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij kundër një armiku shumë më të madh e vrastar.

“Nuk i di specifikat e akuzës ndaj Hashim Thaçit, por pasi që e kam takuar gjatë ditëve të errëta të agresionit serb mbi Kosovën, mund të them se ai ishte një xhentëlmen dhe patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij kundër një armiku shumë më të madh e vrastar. Shumë shqiptarë vdiqën në këtë luftë”, shkruan Rivera.

Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të vendit pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale. Ai udhëtoi drejt Hagës bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT