Gazetarja thirrje qytetarëve: Kur policët ju kërkojnë maskën, kujtohuni: 10 policë kanë humbur jetën nga covid, 271 të karantinuar (BILANCI)

Anila Hoxha, gazetarja e vëmëndshme e ngjarjeve policore këtë herë me një postim në facebook është renditur në radhën e atyre që mbështesin uniformat blu në punën e tyre të vështirë, edhe për të kujtuar qytetarët që të mbrohen nga covid-19.

Ajo shkruan se kur shohin policët që ju kërkojnë të mbajnë maska, duhet të kujtojnë se ata kanë familjarë në shtëpitë e tyre. Dhe vec kësaj, jep disa shifra të bilancit jo të mirë të hyrjes së coronavirusit edhe në radhët e policisë.

Shkruan Anila Hoxha

Kur ti shikoni në rrugë ne postblloqet e orës policore, ose kur tju kërkojnë te vendosni maskën. Kujtohuni se edhe ata dikush i pret ne shtëpi. Kujtohuni se:

– 10 policë kane nderruar jetë deri tani. Prej tyre 9 policë me uniformë dhe 1 agjent civil kanë humbur jetën pasi u infektuan gjatë kryerjes se detyres

– 3 policë gjenden ne këto momente ne spitalet covid

-271 policë janë te karantinuar aktualisht nga covidi si te infektuar

– vetem sot janë raportuar nga radhët e policise si te prekur 24 persona.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT