Gjykimi nis në verën e vitit 2021, prokurorja flet për materialet që u konfiskuan në shtëpitë e ish-krerëve të UÇK-së

Prokurorja e Speciales në seancën për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së, ka thënë se procesi i hetimeve është në vazhdim e sipër.

Gjatë konferencës, ajo ka theksuar se brenda 3 javëve Prokuroria Speciale e Hagës do të dorëzojë një vëllim të konsiderueshëm me materiale në mbështetje të aktakuzave, por edhe shfajësuese që janë mbi 1 mijë të tilla.

“Synojmë të ndjekim urdhërim e juaj për masa mbrojtëse. Mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë, ua kemi bërë të ditur afatin për nxjerrjen e materialeve. Mbrojtja është e njoftuar me çështjen dhe kjo nuk është befasi për ta”, u shpreh Prokurorja e ZPS-së.

Ajo shtoi se nuk ka asnjë pengesë që gjykimi të filloj në verën e vitit 2021. Prokurorja shtoi se në aktakuzë duhet të bëhen edhe disa redaktime

Ajo foli edhe për materialet e konfiskuara nga bastisja e shtëpive.

“Një numër i këtyre hapave hetimorë mund të kryhen vetëm kur çështja mund të bëhet publike. Një pjesë e materialeve që u morën gjatë këtij kontrollimit dhe do të duhen ndoshta hapa tjerë hetimorë lidhur me atë marial…. Prokuroria përpiqet që nxjerjrja e materialeve të kryehet në një mënyrë që nuk e paragjykon mbrojtjen dhe gjykata të informohet në mënyrën e duhur”, ka thënë prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Sepcializuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT