Gjyqi ndaj Izet Haxhisë/ Gjykata pranon marrjen si provë pamjet ku Berisha merr në pyetje në spital ish- truprojën e Azem Hajdarit

Sot u zhvillua gjyqi ku u vendos nëse do të merreT dëshmitar në procesin e Izet Hazhisë, ish- kryeministri Sali Berisha dhe persona të tjerë.
Gjykata ka vendosur që të merren si provë pamjet kur Zenel Nezaj, ish- truproja i Azem Hajdari pyetet në spital nga Berisha. Nuk pranohen dëshmitarë Petrit Cakrri, Strit Muldaka, Përparim Hykaj dhe Kujtim Hyzo.
Gjykata ka pranuar edhe kërkesën e prokurorit Nushi që të thirret si dëshmitar Zenel Nezaj.
“Pranohet si dëshmitar Zenel Nezaj, do t’i çohet njoftimi në adresën e rezidentit në Shqipëri dhe njoftimi edhe në shtetin e Belgjikës sipas adresës së dhënë nga avokati i Izet Haxhisë.
Po ashtu gjykata ka vendosur që të pranojë dhe kërkesën e prokurorit për marrjen e provave shkresore. Bëhet fjalë për raportin mjekoligjor të viktimës, procesverbalet e mbajtura nga policia në vend ngjarje, akt-ekspertimin e makinës.
Mes provave është kërkuar dhe deklarata e Berishës para ambasadës amerikane.
Materiale për postblloqet e ngritura nga policia pas ngjarjes si dhe procesverbali i pyetjes se Jaho Mulosmanit në datë 6 maj 2001.
Deri më tani gjykata ka prunuar në cilësinë e dëshmitarit Kujtim Hysën, e Zenel Nezën, Afrim Krasniqi e Shaban Memia do të vlerësohen nëse do të pyeten si dëshmitare, ndërsa për ish kryeministrin Berisha e Vili Minarollin, gjykata do shprehet në një moment të dytë.
Genc Hoti do të merret në pyetje, është ish punonjës i SHIK person të cilin Haxhia pretendon se i ka treguar të gjithë ngjarjen. Fatos Klosin trupa gjykuese vendosi të mos e thërrasë si dëshmitar.
Dëshmitarët e kërkuar
– Zenel Neza
– Jaho Mulosmani
– Sali Berisha
– Mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani
– Vëllai i Zenel Nezës, Haki Neza
– Afrim Krasniqi
– Ylli Rakipi
– Shaban Memia
– Dem Dollapi
– Sali Lusha
– Genc Hoti
– Agim Logu
– Mentor Daja
– Ismet Jovani
– Aishe Haklaj
– Zylfie Haklaj
– Marjam Gryku