Gratë naftëtare kërcënojnë me vetëflijim: Mos të na bëjnë presion, duam pagat tona dhe jo lëmosha

Gratë naftëtare të Ballshit kanë hyrë në ditën e 21-të të grevës së urisë. Bëhet e ditur se dy prej tyre janë dërguar në spital pasi kanë shfaqur probleme me shëndetin.

Por edhe pse gjendja e tyre sa vjen e përkeqësohet, duket se janë shumë të vendosura që të mos e ndalin grevën, deri në momentin që të marrin pagat e prapambetura.

Ato shprehen se nuk kanë besim te qeveria, ndërsa kërcënojnë edhe me vetëflijim.

“Nuk dalim nga greva pa marrë rrogat e prapambetura. Mos të na bëjnë presion që të lëmë grevën. Do të bëjmë ndenj vetëflijim që të mbetet në histori. Ne duam pagat tona dhe jo lëmosha. Qeveria hesht sepse nuk do që të zgjidhë çështjen tonë”, janë shprehur gratë greviste.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT