Greva e grave naftëtare/ Meta thirrje: Të vendoset dialogu me qeverinë, të bëhen përpjekje pa vonesa

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e naftëtarëve në Ballsh, ku gratë e naftëtarëve kanë hyrë në ditën e 21 të grevës.
Me një shënim në facebook, Meta bën thirrje për vendosjen e “menjëhershme” të dialogut mes qeverisë dhe grave naftëtare, për të gjetur zgjidhje pr ato që i cilëson ‘kërkesa të drejta të tyre’.
“Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.
Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve”, shkruan Meta.