Habit Kryemadhi: Vaksinat janë problematike për asimptomatikët! Ata që e kanë kaluar COVID…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se vaksina është problematike për asimptomatikët, edhe pse nuk ka patur ende ndonjë studim shkencor rreth kësaj teme. Kryemadhi ripërsëriti se e ka kaluar COVID pa simptoma dhe la të kuptohet se nuk është dakord që të marrë një vaksinë.

“Vaksinat janë problematike për asimptomatikët.  E kam kaluar koronavirusin dhe nuk kam patur simptoma. Gjithsesi duhet të presim certifikimin e vaksinave. Ata që e kanë kaluar COVID nuk besoj se do e bëjnë, por duhet të presim”, tha Kryemadhi në Zonë e Lirë.

Kryemadhi deklaroi se është kundër një karantine të dytë, por shtoi se është pro mbylljes së shkollave pasi i cilëson si vatër të përhapjes së koronavirusit.

“Mendoj që duhet të karantinojmë ata që janë të paaftë për të menaxhuar këtë situatë sot. Mendoj që karantina është një nga momentet për të cilat kërkon përpos një bashkëbisedim dhe angazhim total të gjithë njerëzve që dinë dhe kuptojnë nga situata ku jemi, mendoj se është e domosdoshme për të gjithë ne që të japim një zgjidhje kësaj. T’i japim një zgjidhje kësaj që po kalon Shqipëria. Jam kundër një karantinë të dytë, eleminohet totalisht nëse do kemi testime masive në gjithë popullatën. Sot kemi një tender që është shpallur fitues i 13-ti për maskat nga ministria. Këto para mund të ishin marrë për tampona që të bëhej testim masiv i popullatës për të eleminuar një karantinë të dytë që do shkatërronin ekonominë shqiptare. Shkollat janë vatrat kryesore të shpërndarjes së Covidit, duhet të mbyllen. Këtë e them nga ana ime si biologe, në profesionin e parë, mungesa e ujit të ngrohtë, e sapunit, e dezinfektimit, e bën të pamundur menaxhimin”, tha Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT