Haradinaj-Stublla: Në pritje të vendosjes së statujës së Skënderbeut në Budapest

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se është në pritje të vendosjes së statujës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në parkun qendror të qytetit të Budapestit.

Sipas saj, shtatorja e Skënderbeut do të vendoset pikërisht përballë shtatores së aleatit e bashkëkohësit të tij hungarez Huniadi.

“Në pritje të vendosjes së statujës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu në parkun qendror të qytetit të Budapestit, pikërisht përballë shtatores së aleatit e bashkëkohësit të tij hungarez Huniadi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT