Historia ngjethëse: Ishte e vogël kur humbi 14 anëtarë të familjes nga masakra e paramilitarëve serbë, kush është Saranda, vajza që u mbijetoi 16 plumbave

Saranda Bogujevci, iu mbijetoi 16 plumbave dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë një sulmi të ushtrisë serbe, gjatë luftës së vitit 1998-99, në Kosovë.

Me përfundimin e konfliktit dhe hyrjen e trupave të NATO-s, Bogujevci dhe katër kushërinjtë e mbijetuar u evokuuan në qytetin anglez të Mançesterit, ku ajo u operua dhe vazhdoi mjekimin, si dhe studimet.

Ajo u kthye në atdheun e saj në vitin 2014, raportojnë mediat kosovare.

Saranda Bogujevci, atëherë 18 vjeçe, bashkë me tre kushërinjtë e saj, u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan përpara një gjykate serbe, për mizoritë e kryera nga forcat serbe, të udhëhequra nga Slobodan Millosheviç.

Familja e Bogujevcit u vra, katër ditë pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, në Podujevë, më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si ‘Akrepat’.

Viktima më e re ishte dy vjeçe.

Pesë burra u burgosën për këto vrasje dhe në vitin 2013, Saranda u kthye në Beograd, aty ku ajo kishte dëshmuar kundër tyre, për të organizuar një ekspozitë rreth vrasjeve në familjen e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT