Holanda vendosi veton për integrimin e Shqipërisë, Soreca thirrje palëve: Keni bërë përparim, gjeni konsesusin për mosmarrëveshjet politike

Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca është shprehur se Shqipëria ka bërë hapa para sa i takon procesit të Integrimit dhe plotësimit të kushteve për anëtarësimin në BE.
Kjo deklaratë e Sorecës, vjen një ditë pasi Holanda i vendosi veton Shqipërisë, për tryezën e parë ndërqeveritare, duke e shkëputur atë nga Maqedonia e Veriut
Sipas Sorecës të gjitha palët duhet të gjejnë konsesusin për mosmarrëveshjet politike.
“Shqipëria vazhdon që të bëjë përparim dhe Marsin e kaluar bëri një hap të madh më pranë Bashkimit Evropian kur Këshilli vendosi të hapë negociatat e pranimit. Tani Shqipëria është afër përmbushjes së kushteve të kërkuara.
Në këtë moment kritik, të gjitha palët politike duhet të investojnë në ndërtimin e një konsensusi të domosdoshëm politik dhe të gjitha institucionet e pavarura duhet të japin rezultatet e nevojshme, për të ndjekur objektivin e përgjithshëm që ata ndajnë, të integrimit të Shqipërisë në BE. Kjo është ajo që dëshirojnë më shumë se 90% e popullit shqiptar”,shkruan Soreca në postimin e tij.
#Albania??has continued to make progress and last March made one huge step closer to the #EU??when @EUCouncil decided to open accession negotiations. Now ??is close to fulfill the conditions requested. In this critical moment, all political sides need to invest in building…1/2 https://t.co/EcicFBS4i0
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) November 2, 2020