Ish-Presidenti lëshon gojën ndaj qeverisë: O ordinerë, o hajdutë, o perversë që vidhni votat!

Siç duket po bëhet modë kjo rënie etike nga krerët e shtetit. Pas Ilir Metës që çdo ditë sulmon mazhorancën dhe Ramën me fjalë nga më të rëndat, këtë rrugë e ka ndjekur edhe paraardhësi i Ilir Metës, i cili është dhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani sot ka shkruar në rrjetin social një shënim ku ka lëshuar të shara pa etikë dhe politesë.
Në statusin e tij, Nishani akuzon qeverinë pa terma të mesme si “hajdutë, ordinerë, gangsterë, rraketake etj etj, thjesht për të treguar një mendim apo qëndrim të tij në lidhje se kush duhet të marrë mandatin e kryeministrit: partia e parë, apo koalicioni i parë më 25 prill. Kur thjesht mund ta tregonte me pak fjalë atë që mendon, përse duhet të shaj. Duket se bashkë me Covid është bërë edhe një flamë e madhe edhe shpifja e shfrimi i gojës i njerëzve publikë.
Postimi i Nishanit
Banditët dhe hajdutët ordinerë që Shqipërisë dhe shqiptarëve ju ngulën në trup prej sektit të rilindsave, po na tregojnë se partia që merr qoftë dhe një votë më shumë se partitë e tjera, paska të drejtën të formojë qeverinë, pavarësisht se nuk është mazhorancë në Parlament !
Ha,ha, ha, ha, ha, haaaaaaaa !!!!!!
Gangsterë ordinerë, hajdutë perversë, oligarkë injorantë e të korruptuar, fundi i pisllëkut tuaj po afron me shpejtësi !
Të nderuar miq, propozimin tek Presidenti i Republikës se kush mandatohet për Kryeministër e bën mazhoranca parlamentare, pasi Parlamenti i ri është mbledhur, pasi janë verifikuar mandatet e deputetëve dhe pasi është zgjedhur Kryetari i Parlamentit.
Propozimin nuk e bën partia por mazhoranca parlamentare.
Vetëm ai propozim shqyrtohet nga Presidenti i Republikës, asnjë tjetër !
Kushtetuta është e shkruar qartë e pastër, e zeza mbi të bardhë !
Kryegangsteri dhe “rraketaket” që ka mbushur duart kanë vetëm një vend depozitimi pas 25 prill ! Të pariciklueshëm ! /GazetaShqip