Ishin filoturqit dhe filoserbët e Kosovës që bënin presion që Skënderbeu mos të vendosesh në Prizren
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas vendosjes së monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren. “Shqiptarizmi u tregua i fortë në Prizren. Kurse, filoserbët, kuptohet, janë trembur nga ardhja e Joe Biden-it si president në Ëashington”, shkruan Ngjela.
Postimi i Ngjelës
Monumenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut u vendos edhe në Prizren. Ishin filoturqit dhe filoserbët e Kosovës që bënin presion. Sidomos filoserbët.
Por, tani nuk kanë më fuqi. Shqiptarizmi u tregua i fortë në Prizren. Kurse, filoserbët, kuptohet, janë trembur nga ardhja e Joe Biden-it si president në Ëashington.
Gjjthsesi, kastriotizmi sot, si shqiptarizëm, është më i fortë se kurrë; kurse, duhet të kujtohemi ngaherë: Prizreni është qënda e parë e Rilindjes Kombëtare shqiptare.
Gjergj Kastrioti hyri sot triumfalisht në Prizren pas 552 vjetësh.