Ishte në reanimacion, detaje nga vdekja tragjike e vogëlushes 16-muajshe nga Covid

Një foshnje vetëm 16-muajshe humbi jetën nga koronavirusi sot në vendin tonë, duke u bërë viktima më e re në vend nga ky virus i rrezikshëm

Burime bëjnë me dije se fëmija i përket seksit femër dhe ishte 16-muajshe. Foshnja është shtruar pak ditë më parë në reanimacion, ndërsa mësohet se kishte lindur me probleme shëndetësore dhe ka pësuar komplikacione.

Raportohet se foshnja ishte nga qyteti i Durrësit. Një ditë më parë u raportua se, në Pediatrinë e QSUT-së ndodhen 10 të mitur të shtruar, pasi janë prekur nga koronavirusi.

Deri tani në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid pas testimeve 30,623, ndërkohë që kanë humbur jetën 657 persona, ndërsa shifrat prej javësh tashmë njohin vetëm rritje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT