ISIS merr përsipër sulmin terrorist në Vjenë, ja mesazhi për shqiptarin e masakrës

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të ndodhur një natë më parë në Vjenë ku si pasojë kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 17 të tjerë.
Në një deklaratë të bërë Shteti Islamik të shoqëruar me fotografinë e autorit të kësaj ngjarje shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, Kujtim Fejzullai, që ndryshe njihej me emrin “Abu Dagnah Al-Albany”.
Autori 20 vjeçar ka sulmuar me një armë dhe një automatik turmën e qytetarëve në Vjenë, ku më pas dhe është vrarë nga nga policia austriake.
Ndërkohë një vit më parë 20-vjeçari ishte dënuar për përpjekjen për t’u bashkuar me grupin në Siri, por u lirua në dhjetor, dhe mashtroi autoritetet duke respektuar një program deradikalizimi.
Ndërkaq shqiptari nga Tetova kishte premtuar besnikëri ndaj ISIS në një postim në Instagram disa orë para ngjarjes.