‘Italia bllokoi vetëm 911 kg kanabis’, Lleshaj: Situata më e mirë në 30 vjet, por këtë vit asgjësuam më shumë drogë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu përgjigj pyetjeve të deputetit Korab Lita në lidhje me interpelancën për situatën kriminale në vend.
Gjatë fjalës së tij, ministri tha se Shqipëria ka arritur nivelet më të larta të suksesit në 30 vite në luftën ndaj kanabisit. Lleshaj pranoi se këtë vit ka patur më shumë asgjesime të bimëve narkotike, por sipas tij, kjo ndodh për shkak të rritjes së kontrolleve.
“Lufta kundër kanabisit ka shënuar rezultatet më të larta në tre dekadat e fundit në Shqipëri. Në vitin 2020, sipas autoriteteve të huaja, janë zhvilluar 103 hetime proaktive në vit. Këtë vit janë asgjësuar më shumë bimë narkotike se një vit më parë, për shkak se ka patur më shumë kontrolle se hetime. Tregjet kryesore të trafikut janë Greqia dhe Italia. Autoritetet italiane kanë kapur vetëm 911 kg me origjinë nga Italia. Ndërkohë kemi parë edhe 60 tonë, edhe 30 tonë”, tha Lleshaj.