“Ja kur vjen vaksina”, Rama: Po mendohet një paketë mbështetje për familjet me ndihmë ekonomike, rimbursim ilaçeve

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria është duke menduar për një plan mbështetjeje për familjet në nevojë. Kryeministri tha se po studiohet mundësia për rimbursimin e recetës bazë për përballimin e Covid-19.
I ftuar në “Open”, kryeministri u pyet edhe për ardhjen e vaksinës kundër koronavirusit në vendin tonë.
Rama: Jemi duke menduar një mbështetje për të gjithë familjet me ndihmë ekonomike. Ato janë më vunerabël. Jemi duke e formuluar dhe është brenda strategjisë.
Edhe plani nga pikëpamja financiare është i shtrirë në kohë, shkon deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Jemi tani duke u marrë që të kemi pjesë në marrjen e vaksinës në një kohë të shpejtë.
Eni Vasili-A ka një parashikim kur mund të vijë vaksina në Shqipëri?
Rama: Këtë nuk mund ta them. Po përpiqemi që ajo të jetë e disponuese për periudhën mars-prill-maj. Ekzaktësisht nuk mund ta them.