‘Ja si politikën shqiptare e kanë blerë sllavët’, analisti i njohur: Vota PRO në Këshillin e Europës është shkelje e Kushtetutës, i hapi rrugën kundërshtarit…

Analisti i njohur Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Open”, ku ka deklaruar se në këto 30 vite demokraci politika shqiptare është blerë nga sllavët.

Ai ka folur edhe për votën pro që qeveria dha në Këshillin e Europës për hetimin e UÇK-së, që dyshohej se merrej me trafikim organesh në “shtëpinë e Verdhë” sipas raportit të Dick Martyt, duke e quajtur një shkelje të Kushtetutës.

“Kemi mbërritur në një pikë ku po riçertifikohet Ballkani. Pas luftës në Kosovë skjo është vala e dytë e një ricertifikimi. Shqiptarët të përkëdhelur nga koha dhe superfuqitë, festuan shumë gjatë, humbën vëmendjen dhe punën dhe një ditë prej ditësh ndodhen para sllavëve. Sllavët e kanë blerë gjithë politikën shqiptare këto 30 vite. Një votim në Këshillin e Europës nuk mund ta quaj tradhti, por cështja është se lanë vepruar me kaq shumë papërgjegjësi dhe tashmë kanë një lidhje me ide që nuk i përshtaten interesave të kombit. Vota në KE është një prej pikave ku sllavët kanë fituar mbi ne. Ne faktet tona i kemi shitur, kjo është shumë e rëndë.

Kosova fitoi politikisht. UCK luftoi politikisht. Shqipëria e mbron Kosovën edhe politikisht. KE është një organizatë politike që nënkupton edhe vetë BE. Vota pro hap rrugën që kundërshtarit që të fusë duart në luftën e Kosovës. I ke dhënë të drejtën kundërshtarit të jetë superior. Shqipëria i tha të gjithë maskaradës që do bëhej që jeni të lirë. Shqipëria shkeli Kushtetutën e saj”, tha Çupi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT