“Jam rëndë”/ Çfarë i tha 69-vjeçari të birit para se të hidhej nga Infektivi

Familjarët e 69-vjeçarit Reshat Grembi, që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi u vetëhodh një ditë më parë nga Spitali Infektiv, kanë hapur dyert e mortit.

Nipi i viktimës ka deklaruar për BalkanWeb, se 69-vjeçarit nuk ishte bërë tamponi, edhe pse po kurohej për Covid-19 tek Infektivi.

“Vdiq nga Covid-19, pa ju bere tamponi. Asnje konfirmim nga spitali infektiv si ndodhi. Nuk kemi fuqi te zbardhim te verteten.

5 dite xhaxhai u mjekua nga mjekja e lagjes. Ishte me temperature 40. Ikin ne Fier, i benë serum.

Cojeni ne shtepi na thane. Pas skanerit na thone ka Covid-19. E cojme ne urgjence ne Tirane. Djali nga Gjermania foli në telefon dhe ai i tha se eshte ne gjendje te rende. Ai qëndroi 6 orë në Infektiv pa asnjë shërbim, vajti në 2 pas mesnatës dhe në 8 të mëngjesit u hodh”, ka thënë nipi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT