“Janë komplekset e Edi Ramës”- Basha: Çfarë kam bërë unë në 8 vite, ai si bën dot as në 80 vite

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se akuzat ndaj tij për kasetën e masakrës së Krushës në Kosovës, ngrihen nga rivalët politikë sa herë që ka zgjedhje.

I ftuar në emisionin “Opinion” , Basha u shpreh se Rama k akomplekse sepse “nuk do të arrijë dot” sukseset që vetë Basha ka prekur kur ka qenë në qeverinë Berisha.

“Janë komplekset e Edi Ramës. Ka ca komplekse ai sepse ato që unë ka patur privilegjin t’i bëj në 8 vite, ai si bën dot as në 80 vite. Kur isha ministër i Jashtëm kam qenë krah George Bush, kam bërë luftë për Pavarësinë e Kosovës. Si ministër i Brendshëm kam shërbyer për të hequr vizat për shqiptarët dhe kemi hequr vizat dhe sot shqiptarët lëvizin të lirë. Unë kurrë s’kam kërkuar lavdi. Këto gjëra që unë kam arritur t’i bëj për 8 vjet, atij i duhen 80 vjet”, u shpreh Lulzim Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT