Janullatos infektohet me COVID-19, me URDHËR të kryeministrit grek niset me ugjencë drejt ATHINËS me avion ushtarak

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, kreu i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë rezulton pozitiv me Covid-19.

Mësohet se menjëherë sapo Kryepeshkopi është njohur me rezultatet e testit, ai është dërguar me uirgjencë në një klinikë të specializuar në Athinë. Kryeminsitri grek Kyriakos Mitsotakis ka dhënë urdhër që Anastas Janullatos të transferohet menjëherë në Athinë.

Nuk dihet ende se ku mund të jetë infektuar Kryepeshkopi dhe si është gjendja e tij shëndetësore.

Bëhet me dije se Kryepeshkopi është dërguar në Athinë me avion ushtarak, ndërsa mjekët atje kanë shfaqur shqetësim për moshën e madhe të “Anasatasit të Shqipërisë”. Kryepeshkopi Janullatos është 91 vjeç. Në qershor të këtij viti u godit nga një atak kardiak.

“Pas shfaqjes së simptomave të lehta të coronavirusit Covid-19 u gjykua e përshtatshme që Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, të shkojë në Athinë (Spitali Evangelismos) për kujdesin e duhur mjekësor. Nga Kryepiskopta e Hirëshme”, thuhet në njoftimin e Kryepeshkopatës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT