Java e 46-të, më e rënda për Shqipërinë/ Manastirliu: 646 persona kanë humbur jetën, sa vende të lira kanë spitalet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detajë për situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Deri në këto momente, raportohet se nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 646 persona. Manastirliu tha se Shqipëria ka mortalitet më të ulët se Rajoni dhe Europa.

Manastirliu tha se aktualisht janë 29 837 raste me koronavirus në vend, ndërsa incidenca është 1042 raste për 100 mijë banorë.

52% e të infektuarve janë femra, 48% janë meshkuj, tha Manastirliu, ndërsa shtoi se java e 46-të e pandemisë ka shënuar edhe kulmin e infeksioneve dhe vdekjeve.

“Aktualisht kemi të konfirmuara me diagnozën COVID-19, 29 837 raste në total, duke prodhuar një incidencë prej 1042 rastesh për 100 mijë banorë. Duke e krahasuar me rajonin dhe mesataren e Europës është më e ulët.Nga 429 raste në javë jemi në 548 raste në javën e 46-të të pandemisë. 52% e të infektuarve janë femra, 48% janë meshkuj. Aktualisht kemi 646 humbje jetë, 22.7 fatalitete për 100 mijë banorë, jemi më pak se rajoni. Mosha e të vdekurve kryesisht është 65-74 dhe mbi 75 vjeç. 15-20% e shtretërve janë të lirë në tre spitale, ndërsa COVID 4 është gati për çdo rast. 420 shtretër janë të zënë me pacientë.”, tha Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT