Joe Biden Presidenti i zgjedhur i SHBA, Rama: Urime për fitoren spektakolare

Kryeministri Edi Rama, ka uruar Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale 2020 në SHBA.

Me një shënim në Twitter, Rama e konsideron “privilegj” bashkëpunimin me Presidentin ende në detyrë, Donald Trump, ndërsa shprehet i gatshëm për të vijuar bashkëpunimin me Biden.

“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT