‘Ka kontribuar në hartimin e dosjeve të paqena kundër krerëve të UÇK’- Balla hedh akuza të forta ndaj Bashës

Numri 2 i PS, Taulant Balla, ka akuzar krun e PD-së, Lulzim Bashën, se ka kontribuar në hartimin e dosjeve kundër krerëve të UÇCK.

Në studion e “Open”, Balla u shpreh se Basha, në vitin 1999, ka punuar si përfaqësues i marrjes së deponimeve dhe se ka qenë pjesë e organeve represive të UNMIK.

“Në 25 prill kemi zgjedhje dhe kandidat janë Rama nga PS ndërsa nga opozita janë Basha, Meta , Monika si ta ndajnë ata. Dhe dihet që Basha në 99′ ka punuar si përfaqësues i marrjes së deponimeve dhe në këtë moment një nga dëshmitarët i ka dorëzuar një dëshmi. Nëse unë do isha Basha, do thoja po kam qenë , kam marrë në pyetje në Kukës 700 shqiptarë pastaj me ngritjen e UNMIK bërë këto gjëra. Basha është një person që ka kontribuar në hartimin e dosjeve të paqena kundër krerëve të UCK , në mënyrë antishqiptare ka kontribuar në këtë histori paqenë. Ndërmjet Bellanicës dhe Bashës, besoj Bellanicën. Basha duhet të shprehet për këto. Në Kosovë e dinë të gjithë se Basha ka qenë pjesë e organeve represive te UMNIK”, tha Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT