Kapet në Angli peshkarexha me 69 emigrantë shqiptarë, ishte nisur nga Belgjika, Autoritetet policore: Një nga operacionet më të mëdha që kemi bërë (FOTO)

69 emigrantë shqiptarë që po përpiqeshin të futeshin ilegalisht në Britaninë e Madhe, përmes një peshkarexhe të nisur nga Belgjika, janë kapur në nga autoritetet vendase, shkruan neësbomb.al.
Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) kanë thënë se ky është një nga operacionet më të mëdha ku ata kanë marrë pjesë. Në bordin e peshkarexhës që paraprakisht thuhet se është nisur nga Belgjika, veç emigrantëve shqiptarë ishin dhe tre shtetas të huaj, dy anëtarë të ekuipazhit nga Letonia dhe një ukrainas.
Agjencia e Inteligjencës britanike ka koordinuar operacionin me Agjencinë e Krimit pasi dyshonte se disa prej emigrantëve shqiptarë mund të kishin lidhje me grupe të krimit të organizuar. Tashmë, ata janë dorëzuar në Zyrat e Migracionit dhe akuzohen për kalim të paligjshëm të kufirit.
Megjithatë Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po vazhdon hetimet për zbulimin e rrjetit të trafikut të qenieve njerëzore. Sipas saj, anija që ishte nisur nga Belgjika po planifikonte të ankorohej në një port të vogël përgjatë vijës bregdetare të Anglisë Lindore.
Më shumë se 100 oficerë nga NCA, Forca Kufitare dhe Policia e Essex janë përfshirë në operacionin e ndodhur dy ditë më parë. Po ashtu, dhe tre anëtarët e ekuipazhit, dy letonezë dhe një ukrainas, u arrestuan për lëhtëësim të migracionit të paligjshëm dhe do të intervistohen nga hetuesit e NCA.
Peshkarexha ku u kapen emigrantet shqiptare