“Kapet pas COVID, si i mbyturi pas fijes së barit”- Rama i përgjigjet Bashës: Nuk po ndalon dot aleaten…

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur akuzave të kryeopozitarit Lulzim Basha, në lidhje me menaxhimin e situatës me epideminë në vend.
Me një shënim në Twiter, Rama thotë se Basha ‘është kapur pas COVID, si i mbyturi pas fijes së barit’.
“Pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit”, thotë Rama.
Postimi i plotë:
Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh,thoshte Shvjeku i shkretë!