Kaseta me filmimet HORROR të civilëve të vrarë në Krushë, Çipa: Duhet të jenë në plan të parë varret masive në Serbi

Ditën e sotme në zonën e Rashkës, në kufirin Kosovë-Serbi u gjetën eshtrat e 15 personave të dyshuar të zhdukur në kohën e luftës së Kosovës.
Zyrtari serb pohoi se i përkasin shqiptarëve, teksa ka premtuar se do kryehet edhe AND-në për të zbuluar identitetin.
Kjo temë, sipas analistit Aleksandër Çipa duhet të ishte në qendër të vëmendjes së mediave. Në emisionin Arena në Rtv Ora, Çipa tha se zbulimi i varreve masive në Serbi është më e rëndësishme si një kasetë.
Hila: A ka të vërteta brenda kjo historia e kasetës?
Çipa: Ka të vërtetë, por duhet parë në një plan tjetër. Sot mediat tona duhet ta mbanin në krye të edicioneve informative, dhe në epiqendër të sipërfaqes së botimit, sidomos online, se në Serbi gjatë orëve të fundit janë zbuluar varre masive të pranuara zyrtarisht. Më shumë se çdo kasete, zbulimi i varreve është me më shumë rëndësi. Ky duhet të ishte lajmi kryesor në media. Kjo Gjykatë Speciale, gjykon ata që e votuan për të nisur funksionalitetin e vet. Në Shqipëri për çështje meskine hapen tema që nuk janë në agjendë. Në Serbi janë zbuluar së fundmi varre masive. Më shumë se çdo kasete, zbulimi i varreve është me më shumë rëndësi. Ky duhet të ishte lajmi kryesor në media.
Kjo Gjykatë Speciale, gjykon ata që e votuan për të nisur funksionalitetin e vet. Në Shqipëri për çështje meskine hapen tema që nuk janë në agjendë.
Hila: Cila është pesha e këtij veprimi?
Çipa: Ne duhet t’i imponojmë politikës një agjendë tjetër.