Këshilltari i Bashkisë së Shkodrës bën kërkesën e çuditshme: Dy rrugëve t’i vendoset emri i Voltana Ademit dhe ish-kryebashkiakut Luka

Në sekretarinë e këshillit bashkiak të Shkodrës ka mbërritur një kërkesë sa ironike dhe e çuditshme.
Anëtari i këtij këshilli Elson Çeliku i është drejtuar kolegëve të tij që të marrim në shqyrtim një kërkesë për të ndërruar emrin e dy rrugëve në lagjen e tij.
Këshilltari Elson Çeliku kërkon që rrugës që është “Besa Shqiptare” t’i vendoset emri i kryebashkiakes aktuale Voltana Ademi dhe rrugës “Rruga e Paqes” t’i vendoset emri i ish kryebashkiakut të Shkodrës, Lorenc Luka.
Kjo është bërë pasi sipas tij, në këto 30 vjet asnjë nuk është kujtuar t’i rregullojë këto rrugë, ndaj ai kërkon t’i ndryshojë emrin.
Me ane te kesaj kerkese i drejtohem Keshillit Bashkiak qe te marrin ne shqyrtim ndryshimin e emrit te dy rrugeve ne lagjen “Partizani”, nga emrat ekzistues ne rruga “Voltana Ademi” ate qe sot eshte “Besa Shqiptare” dhe “Lorenc Luka” ate qe sot eshte “Rruga e Paqes”. pic.twitter.com/XNDkXNJfIk
— Elson Çeliku (@elsonceliku) November 6, 2020