“Kjo është fyerje”, Hooper: Thaçi u soll me pranga, nuk jeni organ ndëshkimi

Avokati mbrojtës, Hooper kundërshton sjelljen me pranga të Thaçit, gjykatësi thotë se s’ka trajtim të veçantë për të. Hooper ka thënë se është habitur kur e ka parë Thaçin të sillet në dhomën e gjykimit me pranga në duar.
Ai ka thënë se kjo është për të ardhur turp. Hooper ka thënë “nuk jeni organ ndëshkimi, nuk besoj se jeni kështu, shpresoj të jetë kështu, e të mos uleni integritetin e personit deri në at pikë”.
Ndërkaq gjykatësi i procedurës paraprake ka thënë se nuk ka trajtim të posaçëm për Thaçin sa i përket prangave. “Sa i takon prangave, nuk ka trajtim të posaçëm për klientin tuaj, është procedurë që aplikojmë për çdo person që vjen në sallën e gjyqit”, ka thënë ai.
Për këto pretendime të shfaqura nga Hooper, trupa e Hagës i kërkoi një mendim Thaçit me të nëse i cilëson të sakta apo ajo. Ish-presidenti u shpreh se i qëndron të gjitha ato çfarë parashtroi avokati i tij mbrojtës. Por, gjykatësi Nicolas Guillou ka thënë se s’mund të ketë trajtim special për Thaçin.
“Nuk ka trajtim të posaçëm për klientin tuaj. Është procedurë që aplikohet për çdokënd që vjen në Dhomat e Specializuara”, ka thënë gjykatësi.
Ndërsa një prokurore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se “duhet që të përdorim prangat”, në raste të tilla.
Të mërkurën pritet të merret vendimi në lidhje me kërkesën për lirim të parakoshëm të Thaçit.