“Koha e këshillave ka mbaruar”- Mjeku bën paralajmërimin: Nëse vijojmë me këtë ritëm infeksionesh…
Mjeku reanimator : Nëse vazhdojmë me këto ritme do

“Koha e këshillave ka mbaruar, jemi në kohën e marrjes së masave”, kështu u shpreh mjeku reanimator, Krenar Lilaj, ndërsa tha se situata e aktuale me COVID në vend, do të imponojë marrjen e masave më të ashpra.
Në studion e “Open”, ai u shpreh se nëse numri i infeksioneve vijon me këto ritme, shumë shpejt do të ezaurohen edhe kapacitete e spitaleve, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të mbrojnë shëndetin, duke respektuar masat.
“Koha e këshillave ka mbaruar, jemi në kohën e marrjes së masave që do pasohen me masa dhe më të ashpra, këtë e imponon situata, numri i madh i pacientëve që shtrohen në spital dhe numri i madh i vdekjeve. Aktualisht janë marrë masa që të kemi një numër të mjaftueshëm dhe kemi një numër të caktuar vendesh të lira në terapitë intensive.
Në Spitalet COVID1 dhe COVID3 ku kemi 10 të intubuar dhe rreth 14 të tjerë që trajtohen me një regjim të caktuar, kemi akoma kapacitete në reanimacionet, por kjo nuk do të thotë të mos marrim masa. Çdo shqiptar nuk mund të ketë një mjek nga mbrapa, duhet të bëhen të vetëdijshëm, të kujdesen për shëndetin. Jam për masa më shtrënguese dhe nëse vijojmë me këtë ritëm, kapacitete spitalore, me këtë ritëm, nuk besoj që e përballojnë dhe mendoj që do të merren masa të tjera më shtrënguese”, tha ai.