‘Kombi shqiptar krenohet me harmoninë e shkëlqyer ndërfetare’, presidenti Ilir Meta mesazh lutjeje për George Frendos dhe Anastas Janullatos

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dërguar mesazh solidariteti për shërimin e plotë dhe të shpejtë të klerikut të kishës ortodokse, Anastas Janullatos dhe Imzot George Frendos të prekur nga Covid-19.
Në një status në rrjetin social “Facebook” kreu i shtetit shkruan se i bashkohet lutjeve të krerëve të lartë të dy besimeve në vend.
Mesazhi i plotë:
“Ju bashkohem lutjeve të besimtarëve dhe urimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për shërim të plotë dhe të shpejtë të Fortlumturisë së Tij Anastas Janullatos dhe Imzot George Frendos, të prekur nga COVID-19.
Frymëzuese lutjet e Kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bedri Spahiu për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik. Kombi shqiptar krenohet me harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, shembull unikal për mbarë njerëzimin!