Koronavirusi/ Bill Gates: Pothuajse të gjitha vaksinat anti-COVID do të funksionojnë deri në shkurt 2021

Duke folur për CNN, Bill Gates shpjegoi se ‘pothuajse të gjithë’ vaksinat e coronavirusit në zhvillim do të jenë gati deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Dy vaksinat e para që pritet të marrin aprovimin e FDA në SHBA janë ato të zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna. Por Gates thotë se të tjerat në zhvillim, si ato të AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Novavax – do të jenë gjithashtu të suksesshëm.

Pavarësisht optimizmit, Gates paralajmëron se dimri përpara do të jetë i vështirë për shumë njerëz. Ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të vishnin maska ​​dhe të mbajnë distancë sociale, ndërsa zhvillimi dhe prodhimi i vaksinave vazhdon.

“Pothuajse të gjitha vaksinat do të funksionojnë dhe me nivele shumë të larta të efikasitetit. Unë jam optimist se deri në shkurt ka shumë të ngjarë që të gjitha vaksinat të tregohen shumë efikase dhe të sigurta. Ne duhet të shqetësohemi shumë për gjashtë muajt e ardhshëm”, tha Gates për CNN’s Fareed Zakaria.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT