Koronavirusi ‘pushton’ Italinë, mijëra raste të reja dhe qindra viktima nga Covid-19 (BILANCI)

E ashtuquajtura vala e dytë duket se ka ardhur me kohë pas hapjes që shtetet bënë me fillimin e verës.

Pas SHBA-së dhe Indisë, Europa paraqitet shumë rëndë përsa i përket situatës së koronavirusit. Një nga shtetet më të prekur është Italia, e cila prej ditësh numëron mbi 20 mijë raste ditore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22.253 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 731.588 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Gjithashtu janë konfirmuar dhe 233 viktima në 24 orë, duke bërë që numri total i jetëve të humbura të shkojë në 39.059.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT