Koronavriusi/ Kosova regjistron shifër rekord infeksionesh të reja, 11 persona humbin jetën

Kosova ka regjistruar 730 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa 11 persona kanë humbur jetë.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, të dielën, 75 persona kanë fituar betejën me virusin, ndërsa raste aktive janë 7278.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 24, 115 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 755 pacientë kanë vdekur.
Ndërkohë, si pasojë e rritjes së numrit të infeksioneve, Kosova ka vendosur izolimin e pjesshëm, ku në fundjavë, prej orës 20:00 të së premtes e deri të hënën në orën 05:00, ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Në këtë periudhë janë mbyllur edhe qendrat tregtare dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.