KOSOVA i kërkon ndihmë SHQIPËRISË: Dick Marty u sponsorizua nga Rusia për të sulmuar pavarësinë tonë. Ta kundërshtojmë raportin dhe të hetojmë krimet e Serbisë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka dërguar një letër kryeministrin të Shqipërisë Edi Rama, lidhur me disa ngjarje dhe situata, që për Pacollin kërkojnë zgjidhje, në të mirë të Kombit tonë.

Pacolli bën me dije në rrjete sociale se i ka kërkuar Ramës që të kundërshtojë në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë.

Biznesmeni i njohur thotë se Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në, ndaj duhet një fushatë e mirëdrejtuar politike dhe diplomatike, në Këshillin Europian, për të kundërshtuar raportin e tij.

Screenshot_3.jpg

1.jpg

2.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT