Kosova në Hagë/Krerët e UÇK kërkojnë më shumë kohë: Gjykimi nuk mund të fillojë para qershorit 2022

Ben Emmerson avokati mbrojtës i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nuk është pajtuar me propozimin e prokurores speciale që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nis në verën e vitit 2021.
Emmerson ka thënë se gjykimi nuk mund të nis para qershorit të vitit 2022.
“Gjykimi nuk mund të filloj pra qershorit 2022, kjo është data më e hershme që mund të filloj gjykimi”, tha Emmerson.
Lidhur me çështjen se sa do të zgjasë procedura e gjykimit, Emmerson tha se kjo mund të marrë kohë prej 18 muaj deri në dy vite.
“Sa i përket sesa kohë do të zgjasë gjyqi, duke pasur parasysh se kemi rreth 200 dëshmitarë dhe flitet për rreth 100 incidente në pothuajse tërë territorin e Kosovës, gjykimi mund të zgjasë nga 18-muaj deri në dy vite”, tha Emmerson.
Po ashtu edhe avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper ka kërkuar nga Gjykata Speciale që gjykimi i palëve nuk duhet të filloj në verën e vitit 2021.
“Në lidhje me çështjen që po trajtojmë dhe me komentin e fundit, ‘se nuk do të jetë një befasi’, të gjithë nuk kemi filluar me trajtimin e çështjes në kohën kur ka filluar prokuroria. Prokuroria ka kryer hetime të gjatë mbi pesë vjet dhe ka pas në dispozicion materiale që janë vënë ne dispozicion nga hetimet tjera. Prokuroria i ka kryer hetimet tjera para fillimit të COVID-19. Duhet të merret parasysh që jemi në kohë COVID dhe na duhet 18 muaj për të filluar të mendojmë për fillimin e gjykimit. Absolutisht absurd fillimi i gjykimit në shtator, ndoshta një vit më pas e jo vitin e ardhshëm”, ka thënë ai.
Ai po ashtu theksoi se edhe redaktimet e aktakuzës nuk janë në formatin adekuat pasi në disa raste nuk jepet dita dhe data e rasteve.
“Këto vlerësime të afërt janë diskutuar dhe me kolegët e tjerë. Kur ke përpara një aktakuzë që është e redaktuar në një fjali ku nuk jepet dita dhe data, kjo nuk është një format adekuat, redaktimi duhet të jetë në një shkallë më të vogël dhe material duhet të jetë i hapur për mbrojtjen”, ka thënë ndër të Hooper.