Kreu i Task-Forcës apel qytetarëve: Mos i mbani sytë nga spitali, shërimi më i mirë është…

Kreu i Task-Forcës, Shkëlqim Hajdari, thotë se mjekët e familjes duhet të udhëheqin mjekimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.

“Mjekimet tashmë dihen, mjeku i familjes ka kartelën mjekësore për çdo qytetar dhe askush më mirë se ai nuk mund të bëjë mjekimin dhe ndjekjen e pacientit në shtëpi”, thotë ai.

Me një shënim në facebook, ai i bën thirrje qytetarëve që “të mos i mbajnë sytë nga spitali”, duke shtuar se shërimi më i mirë është në shtëpi.

Postimi i plotë:

Mirënjohje, Dr. Bruna Shiroka dhe stafit të Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Tiranë, të cilët po mbulojnë me asistencë mjekësore të shkëlqyer, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe shërimin e plotë, e pa pasoja nga covid 19.

Thirrja ime publike është:

“Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi”!

Mjekimet tashmë dihen, mjeku i familjes ka kartelën mjekësore për çdo qytetar dhe askush më mirë se ai nuk mund të bëjë mjekimin dhe ndjekjen e pacientit në shtëpi.

Miq, mos mbani sytë nga spitali, shërimi më i mirë është në shtëpi, me njerëzit tuaj, duke u mjekuar që në fillim, pa asnjë frikë e panik, duke respektuar protokollet e higjienës. Shumica e njerëzve do ta kaloj këtë virus, pa asnjë pasojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT