Krimineli i dënuar i luftës: Mezi pres që ushtria serbe të futet në Kosovë

Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), krimineli i dënuar i luftës, Vojislav Sheshel, ka bërë një deklaratë tronditëse, teksa ishte duke folur për ndalimin e hyrjes në Kosovë të nënkryetarit të Beogradit, Goran Vesiç.
Sheshel në televizionin serb “TV Happy” ka thënë se ushtria serbe duhet të hyjë në Kosovë.
“Që kur Metropoliti Amfilohije informoi publikun për tekstin origjinal të këngës “Elbi korri një vajzë kosovare”, ajo këngë më është rritur aq shumë në zemër sa që tani vetëm pres që ushtria e famshme serbe të kthehet në Kosovë. Kjo duhet të ndodhë një herë, nuk ka rrugë tjetër”, tha Sheshel.
Шешељ: Откад је митрополит Амфилохије јавност обавестио о изворном тексту песме “Јечам жела Косовка девојка”, толико ми је прирасла за срце та песма, да ја сад само ишчекујем да се српска славна војска на Косово врати. То се једном мора десити. Другог начина неће бити. pic.twitter.com/LtUhmGIBw1
— MVideos (@MvideosM) November 23, 2020
Sheshel ka qenë i dënuar për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi gjatë kohës sa ai ishte zëvendëskryeministër i Serbisë. Ai u dorëzua vullnetarisht në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës në shkurt të vitit 2003 por gjyqi i tij filloi deri në nëntor të vitit 2007.
Më 31 mars 2016, ai u shpall i pafajshëm në një vendim të shkallës së parë. Më 11 prill 2018, Dhoma e Apelit e prishi pjesërisht vendimin e shkallës së parë, duke e shpallur Sheshelin fajtor për krime kundër njerëzimit për shkak të rolit të tij në nxitjen e dëbimit të kroatëve nga Hrtkovci.
Ai u dënua me 10 vjet burg, por për shkak të kohës së kaluar në paraburgim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës, ai nuk ishte detyruar të kthehej në burg.