Kryeministri ngre akuza të forta: Spitalet private të lidhur me farmacitë, duan të shesin ilaçe! Mos u mbysni me antibiotikë nëse prekeni nga Covid-19…

Kryeministri Rama ka ngritur akuza sot për spitalet private dhe farmacitë, pas ankesave të jo pak qytetarëve të cilën thonë se recetat e Covid-19 i kanë shkuar miliona lekë.
Duke folur nga Vlora në kuadër të platformës “deputeti që duam”, Rama tha se çdo qytetar duhet të shkojë fillimisht te mjeku i familjes dhe të kurohet fillimisht në kushte shtëpie, jo të shkojë menjëherë i panikosur te privati dhe të “dëndet” me ilaçe.
Kjo pasi siç tha Rama, privati është i lidhur me farmacitë, dhe kanë për qëllim të shesin sa më shumë ilaçe, duke përfituar nga situata e pandemisë.
Rama: “I çmendën njerëzit me teste, por ne kemi ndjekur një politikë të suksesshme. Komiteti Teknik nuk e ka kërkuar testin pozitiv. Një pjesë e madhe e njerëzve shkojnë bëjnë tamponë tek privati. Ne iu themi se nëse nuk je mirë, qëndro në shtëpi, bëj ato që thotë mjeku, s’ke nevojë të bësh tamponin. Turren të shkojnë të bëjnë tamponë tek privati me kosto marramendëse dhe marrin ilaçe që ose nuk iu bëjnë gjë ose iu bëjnë dëm. Kjo sëmundje nuk erdhi sot, ka muaj dhe çdo kush tani është mësuar me këtë, i di dhe duhet t’i dijë disa gjëra specifike. Disa gjëra bazë. Dhe pse është sëmundje vdekjeprurëse nuk duhet që direkt ta mbysim veten me antibiotikë. Jo nuk është kështu. Mos dëgjoni të tjerët. Keni mjekun e familjes, se privati atë punë ka të shesë, janë të lidhur me farmacitë, atë duan të shesin ilaçe. Por jo s’funksionon kështu bli ilaçe mbytu me to. Kemi rastin e Silva Binos, që nuk iku në Turqi, e kaloi në spital në Tiranë. Pse shkoi aty? Se duke qenë shumë në brendësi të të gjithave, e di shumë mirë që s’ka në Turqi asgjë më shumë se sa ka katu. Dhe të thonë çfarë të duan për mjekët tanë ata janë heronj.