Kryepeshkopi Janullatos ngushëllon Kishën serbe për vdekjen e antishqiptarit Irinej: Iku drejt Zotit vëllai ynë i mirë!

Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, i cili ndodhet në një spital të Athinës, pasi kaloi një komplikim shëndetësor me Covid 19, ka ngushëlluar Kishën Serbe për vdekjen nga koronavirusit të numrit një të saj, Patriarkut Irinej.
Në telegramin që është publikuar në faqen e Kishës Ortodokse Shqiptare thuhet se “Jemi prekur shumë për ikjen e vëllait tonë të dashur…i cili e donte shumë popullin e tij deri në vetëmohim”.
Mesazhi i Kryepiskopit Janullatosit është pasqyruar me gjerësi nga të gjitha mediat serbe. Ditën e sotme në Beograd po i bëhet ceremonia funebre Patriarkut Irinej, ku marrin pjesë të gjithë krerët e shtetit por edhe të serbëve që jetojnë në Kosovë, Mal të Zi e Bosnjë. Thuajse e gjithë media serbe transmeton live dhe me detaje ceremoninë, ndërkohë që vendi është në zi kombëtare.
Mediat serbe botuan para pak ditësh edhe amanetin e Irinejt, i cili i bënte thirrje Beogradit që nuk duhet të largoheshin kurrë nga Kosova.
Mesazhi i plotë i Janullatosit
Shkëlqesia e Tij Chrysostomos
Mitropoliti i Dabrobosnia
Locum Tenens i Patriarkanës së Serbisë
Beograd
Morën me pikëllim të madh në zemrës lajmi për largimin tek Zoti, i vëllait tonë të dashur dhe ngushëlluesit, Patriarkut të Serbisë Irinej, i cili ishte i veçantë në karakterin e tij të butë, të mirë dhe paqësor, në ndjenjat e tij të sinqerta dhe ortodoksinë e tij të thellë shpirtërorë.
Patriarku Irinej, la një kujtim të bekuar, ishte bari i popullit të tij të cilin ai e donte me vetëmohim dhe mençuri, dhe ai kontribuoi në forcimin e unitetit të Ortodoksisë.
Zoti ynë e prehtë shpirtin e tij të dhembshur midis të drejtëve.
Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta Hierarkisë së nderuar, klerit të devotshëm dhe besimtarëve të Kishës së Serbisë me të cilët po bashkohemi me përulësi në lutje gjatë kësaj periudhe pikëllimi të madh.
Figura e ndritshme e Patriarkut të paharrueshëm Irinej, sigurisht do të frymëzojë ata në mbarë botën që e duan Zotin dhe po kërkojnë shembuj të etosit të mirëfilltë të krishterë.
Me nder të veçantë dhe dashuri vëllazërore në Jezu Krishtin për të cilin dhe përmes të cilit gjithçka ekziston. (Heb. 2:10).
Anastasi
Kryepeskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
Nga njësia e kujdesit intensiv, Spitali “Evangelismos” Athinë, 21 nëntor, 2020