Kufizime në disa komuna/ Kosova prezanton masat e reja kundër pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar të mërkurën masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas Hotit këto masa do të hyjnë në fuqi të premten.
Masat e prezantuara nga kryeministri ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.
Kryeministri Hoti tha se masat që do të hyjnë në fuqi të premten pas votimit në ekzekutiv, duke shtuar se këto masa janë të bazuara në Ligjin anti-COVID.
“Nëse një dyqan, nëse një qendër tregtare e të tjera nuk i zbaton masat me këtë vendim dhe masat tjera do të këtë mbyllje totale për ato biznese së paku për tre muaj. Nuk kemi zgjidhje tjetër jemi duke kaluar në situatës më të vështirë në 20 vjetët e fundit. Kjo situatë krahasohet vetëm me luftën”, tha Hoti.
Hoti ka bërë të ditur se situata me pandeminë në Kosovës është tepër e rëndë.
“Pesëdhjetë për qind nga testimet dalin pozitivë dhe fatkeqësisht edhe numri i rasteve fatale është në rritje”, tha Hoti, duke shtuar se projeksionit që ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, janë mjaft pesimiste dhe shqetësuese. Duhet të kujdesemi që të ndalohet kjo të menxhojmë situatën dhe të ju mundësojmë stafit shëndetësor të kenë mundësinë të përballojnë fluksin e atyre që kanë nevojë për shërbime shëndetësore, ndryshe e kemi të pamundur të përballojmë situatës”, tha Hoti.
Sipas masave të reja, në pikat kufitare do të vendosen ekipet mjekësore për kontrollin e qytetarëve që hyjnë në Kosovë.
Po ashtu, komunat do të ngrisin shtabet emergjente, me qëllim që të mbikëqyret sitatua epidemiologjike.
Po ashtu, Hoti informoi se arsimi i lartë do të kalojë plotësisht online./rel