Kujtim Gjuzi kërkon qeveri tranzitore dhe akademike: Po ju vjen fundi

Deputeti Kujtim Gjuzi bëri thirrje në Kuvend për krijimin e një qeveri tranzitore dhe akademike.

Kjo qeveri, sipas Gjuzit, do t’i ofronte vendit zgjedhje të ndershme dhe do të rikthente shpresën.

Gjuzi paralajmëroi maxhorancën se loja e pisët e tyre do mbarojë shpejt.

“E gjithë reforma 77-vjeçare ka qenë e gjitha një mashtrim edhe çështja e ligjit për partitë politike, është e gjitha një mashtrim. Gjithë kjo lojë e pisët e juaja do të mbarojë. Vetëm një qeveri tranzitore me akademikë që të mos vjedhë zgjedhjet mund ta çojë vendin përpara, ndryshe kjo është një hajdutëri, pjesë e drogës, e kontrabandimit të qenieve njerëzore”, tha Gjuzi.

Qeveria tranzitore ka qenë kauza e Lulzim Bashës, por opozita nuk flet më për të.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT