‘Kurimi i Covid-19 ka kosto’, Rama këshilla qytetarëve: Mos shpenzoni kot se privati do të shesi, dëgjoni mjekun e familjes

Kryeministri Rama komentoi takimet e Bashës me qytetarët të cilët shumësyrësh ankohen për mospërballimin e kostove të kurimit për covid-19.
Kryeministri tha se këto takime duhen marrë me rezervë, pasi ka shumë aktrim dhe falsitet. Kjo sipas Kreut të Qeverisë për shkak se disa thonë një shumë të caktuar, dhe disa të tjerë thonë një shumë tjetër.
Disa marrin dhe ilaçe që i bëjnë më shumë dëm sesa efekt. Këshilla e Ramës për qytetarët, këshillë ekspertësh sipas tij, është që të dëgjohet vetëm mjeku i familjes dhe ai që të merr përsipër të të kuroj, dhe të mos blihen ilaçe kot.
Vasili: Kurimi i Covid-19 ka kosto, disa nuk e përballojnë. E dëgjuam në takimet e z.Basha.
Rama: Eksperienca ime e këtyre takimeve, me ka treguar t’i marr me rezervë se ka shumë aktrime. Por kjo s’do të thotë që s’ka kosto. Ka kosto. Kurse unë nuk bëj takime për të sharë njerëzit apo për të falenderuar qeverinë. Mua sot disa ekspertë më kanë kërkuar që të them se tregimet e qytetarëve janë kontradiktore. Njëri thot më shkoi 600 mijë lekë një 1 milion e ca. Në receta janë disa ilaçe që nuk janë fare për covid-19. Oksigjeni nuk merret pa të thënë mjeku, nuk është në paketën bazë. Ekspertët më kanë thënë që të përsëris që në asnjë mënyrë të bëjnë shpenzime për ilaçe që nuk të bëjnë punë, por të bëjnë dëm. Ka ilaçe të mirëpërcaktuara. Duhet ndjekur këshilla e mjekut të familjes. Jo më tha privati kështu jo më tha ashtu. Privati do të shesi. Një thotë bëra kaq gjilpëra, futa kështu futa ashtu, janë të pakëshilluara këto.
Përsa i përket vetëvrasjeve. Të bësh lajme çdo 1 orë për hedhje nga ballkoni janë kriminale. Në çdo vend të botës ka të tilla ngjarje. Në çdo vend raportohet, por me kujdes. Një gazetar thoshte se hidhen se i vdes shoku i dhomës, pastaj tha se i çmend zhurma e aparaturës.