Kush i vuri emrin UÇK-së? Del publikisht autori: Ja si e merituam!

Pikërisht në kulmin e procesit të Hagës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prishtinë, një politikan i njohur ka bërë të ditur se është autori i emrit që i është vënë UÇK-së.
Xhavit Haliti, një anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ish-numri dy i Kuvendit, gjatë një interviste televizive në RTK deklaroi se “unë jam ai që propozove emrin e UÇK-së dhe të tjerët e pranuan dhe e miratuan propozimin tim”.
Haliti, i cili gjithashtu ka qenë një nga krerët e lartë i UÇK-së është një nga pak drejtuesit që nuk janë pjesë e hetimeve të Gjykatës Speciale. Emri tjetër i anëtarit të Shtabitt ë Përgjithshëm është edhe Ram Buja, gjithashtu anëtar i kryesisë së PDK-së.