Manastirliu: Jemi në një moment delikat me Covid 19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se situata me COVID në vend është delikate. E ftuar në emisionin “Real Story” Manastirliu tha se megjithatë, krahasuar me rajonin e Europën, shifrat e Shqipërisë janë më të mira.

“Jemi në një dinamikë të epidemisë që vlerësohet nga disa komponentë, një nga këto është numri i infektimeve ditore që ka pësuar rritje krahasuar me verën. Tashmë jemi në një moment delikat, arsyet lidhen me situatën e vjeshtë-dimrit, ku vala e dytë e infektimeve do ndodhte përgjatë kësaj periudhe, duke u arsyetuar jo vetëm me motin e ftohtë, por edhe kontaktet, mjediset e mbyllura.

Ne u mbyllëm në fillim dhe nuk patëm atë valë të fortë si Europa si dhe sa më avash të ecë pandemia nuk shkaktojmë atë ngarkesën në sistem. Gjithë Europa po kalon një nivel ataku të virusit. Disa janë shumë më lart se sa ne, për 100 mijë banorë është shumë më pak se krahasuar me mesataren e rajonit. Ne rreth 800, Ballkani më shumë se 1 mijë. Por në këtë situatë kërkohet marrja e masave”,- tha ajo.

E pyetur për vonesën në daljen e përgjigjeve të tamponëve të Covid 19, Manastirliu tha se situate do të zgjidhet si pasojë e aplikimit të testeve të shpejta.

“Strategjia e ndjekur nga ne është e bazuar në të dhënat e OBSH. Aspak nuk ka dështim, testimi klasik i bërë deri tani do vijojë të bëhet edhe testi i shpejtë pra do jenë të dy. Kemi bërë 8800 analiza në muaj, bëjmë 37 mijë nga sot raportojmë edhe rastet e privatit. Testet e shpejta tani janë validuar nga vendet europiane. Sot ka pasur një mbledhje të Komitetit të Shëndetësisë në BE për të përcaktuar testet me siguri të lartë, të parakualifikuara edhe nga OBSH. Ne do blejmë edhe përmes BE edhe testet e shpejta”, u shpreh ministrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT