Manastirliu: Ka 1 të prekur ose trajtohet nga Covid në familjet shqiptare

Ministrja Ogerta Manastirliu në konferencën për shtyp u shpreh se të paktën 1 person në familje është i prekur apo po trajtohet nga Covid. Kjo sipas tregon situatën e Covid, ndërsa iu bëri thirrje shqiptarëve që trajtimin e Covid ta marrim vetëm nëpërmjet mjekut të familjes.

Ndërsa bëëri të ditur se protokollet e trajtimit në banesë të prekurve nga Covid janë gati, si dhe la të hapur që të përmirësohen.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi se situata pandemike ne vend është kritike.

“Gjatë gjithë këtyre muajve jemi në funksion të kufizimit të përhapjes së infeksionit. Qytetarët kanë një rol kryesor në këtë pandemi që në këtë luftë ta dalim të fituar. Krahasuar me një muaj më parë kemi dyfishim të rasteve pozitive”, Manastirliu.

Më tej ajo shtoi se “Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektimit ku janë 265 vatra aktive në Shqipëri, ku 76 rezultojnë të jenë vatra familjare. Është një analizë e bërë nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik ”.

“Ka rëndësi që në momentin që je i dyshuar, ke qënë pjesë e kontaktit të një pozitivi duhet menjëherë izolimi. Lufta bëhet në disa fronte, por i pari është fronti individual”, shtoi ministrja.

Më tej ajo shtoi se e “e vetmja gjë e sigurt është e pasigurt në pandemi, ka shumë të panjohura. Ashtu si kudo në botë po përpiqemi të përshtatemi e duke adresuar në kohë nevojat, duke mos ndjejtur fluturak”./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT