Masakra e Krushës/ Milaim Bellanica: Lulzim Basha mu prezantua vetë, mllefi më i madh që kam me të…

Milaim Bellanica, dëshmitari i Masakrës së Krushës, insiston se kasetën ku xhiro krimet e tmerrshme të serbëve mbi shqiptarët, ja ka dhënë personalisht kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

Në një lidhje për emisionin “Open”, ai u shpreh se ka qenë vetë Basha që i është prezantuar me emër e mbiemër, e madje edhe duke i premtuar se do ta ndihmonte të largohej nga Shqipëria.

Ai thotë se Basha i kishte premtuar se nëpërmjet BBC, do ta ndihmonte të bashkohej me familjen, premtim që Ballanica shprehet se nuk është mbajtur.

“I kam kërkuar në fillim të më largojë nga Shqipëria po më tha që Gjykata e Hagës nuk largon njerëz nga këtu, por do ta bëjmë të mundur nëpërmjet BBC. Për këtë e akuzoj Bashën, për premtimin që më ka thënë ku do të shkosh dhe ka marr adresat. Ajo kasetë do të dalë, por ai më tha do të të bashkoj me familjen, ku janë këto tani? Për këtë e kam mllefin më të madh për Lulzim Bashën, vetë më tha jam Lulzim Basha”, tha Bellanica.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT